Shefkiu i përket një fisi të vjetër atdhetar të vendosur në Shalës të Konispolit rreth shekullit të 18-të, ndoshta në periudhën e muslimanizimit të kësaj krahine, sepse cilësohet si një ndër shtatë fiset e para themeluese të fshatit Shalës, sipas kujtesës popullore. Vetëkuptohet ishin fis i pasur, merreshin me blektori dhe bujqësi, kishin shumë pyje, kullota dhe toka buke, rrjedhimisht do të ishin dhe atdhetarë dhe do ta mbronin edhe me gjak shtëpinë e tyre, Atdheun – Çamërinë, nga synimet aneksuese të shovinistëve grekë.

Gjyshi i Shefkiut, atdhetari i shquar Shefki Hoxha (ishin edhe fetarë brez pas brezi, prandaj mbanin edhe mbiemrin “Hoxha”), njihet si një ndër themeluesit e klubeve të para atdhetare të Konispolit dhe të Filatit, si financues i shkollave të para shqipe në zonën e Çamërisë (në Konispol, Filat e Gumenicë), dhe si kundërshtar i ashpër i të gjitha pushteteve, si me atë turk edhe më vonë me pushtetin mbretëror të Zogut.
Në vitet 20-të Shefki Hoxha u shqua si demokrat, përkrahës i Nolit dhe i qeverisë së tij reformiste, pavarësisht nga fakti se mund t’i prekeshin pasuritë. Ishte kjo një nga arsyet që u burgos nga Zogu. Madje për këtë arsye poeti popullor i zonës këndonte:
“Telegramet venë e vinë,/ të ngrenë xhandarmërinë,/ thonë për një rebelim,/ Çamëria s’iu bindka Mbretit,/ Naltmadhnisë së Tij Ahmetit./ Në Shalës muarr Shefkinë,/ në Konispol Maze Haminë/ dhe Xhafo Pandalejmoninë”…
Shefki Hoxha u sëmur në burgun e Lezhës dhe vdiq në vitin 1936, si pasojë e lëngatave të burgimit. Babai i Shefki Hysës, Mazari, u përndoq si antikomunist nga diktatura, pavarësisht se shtëpia e tyre në Shalës ishte mbështetja kryesore e luftës, bazë partizane. Në vitin 1960 Mazarin e larguan nga arsimi, për shkak të vëllait të tij nacionalist, Sadedinit, të pushkatuar pa gjyq nga komunistët më 13 nëntor të vitit 1943 në spitalin partizan të Theollogos.
Pra, më në fund familja e tyre ishte përfshirë nga mekanizmi i verbër i luftës së klasave, gjë që e cënoi rëndë edhe Shefkinë, pas vdekjes së babait, Mazarit, në vitin 1976.