Babai i Shefki Hysës, Mazari, u përndoq si antikomunist nga diktatura,

pavarësisht se shtëpia e tyre në Shalës ishte mbështetja kryesore e luftës, bazë partizane. Në vitin 1960 Mazarin e larguan nga arsimi, për shkak të vëllait të tij nacionalist, Sadedinit, të pushkatuar pa gjyq nga komunistët më 13 nëntor të vitit 1943 në spitalin partizan të Theollogos.

Pra, më në fund familja e tyre ishte përfshirë nga mekanizmi i verbër i luftës së klasave, gjë që e cënoi rëndë edhe Shefkinë, pas vdekjes së babait, Mazarit, në vitin 1976.

Mazar Hysa, babai i Shefki Hysës, u nda nga kjo botë me shijen e një jete të hidhur në buzë. Megjithatë Shefkiu arriti të mbijetonte, falë genit që trashëgonte nga të parët e fisit.

Menu