Mos harro!…
Kurrë mos e harro!…
Ti ke lindur Mosmirënjohës!…
Vetëm se duhet të rritesh!…
Vetëm se duhet të zgjohesh!…
Vetëm se duhet të prefeksionohesh!…
Mosmirënjohës!…
Jeta është përpara!…
Bëj bëma sa më të mëdha Mosmirënjohjeje, o Mosmirënjohës!…
Zoti nuk është Zoti yt!…
Bindju Satanit!…
Ai është Mbreti yt!…
Satatanizmi është vepra e Satanit!…
Mosmirënjohja është pjesë integrale e Satanizmit!…
Mos e harro kurrë këtë!…
Mosmirënjohës!…
Mohoje Zotin tënd, Krijuesin e Gjithçkaje!…
E cilit Mosmirënjohës i ka hyrë në punë?!…
Zoti vdiq, rroftë Satani, Mbreti yt!…
Rroftë Satani, Mbreti i Ferrit!…
Ferri vetë është Bota jote!…
Mosmirënjohës, bëjua jetën terr të tjerëve!…
Mosmirënjohës, bëjua jetën terror të tjerëve!…
Mosmirënjohës, bëjua jetën Ferr të tjerëve!…
E kujt i duhet Parajsa, Drita, Dita?!…
Ty jo e jo, se Mosmirënjohja, o Mosmirënjohës, është pjellë e Satanit, e Errësirës, e Natës ku kanë zanafillën gjithë satanizmat!…
Poshtë Zoti, Parajsa dhe derivatet e saj: Drita, Dita, Dituria, Dashuria, Mirësia etj!…
Rroftë Satani, Ferri dhe derivatet e tij: Terri, Terrorizmi, Injoranca, Ligësia,
Xhelozia, Zilia, Urrejtja, Tradhtia etj…
Tradhtia?!… Jo, jo Tradhtia!…
Tradhtia është Hall!…
Ç’punë ke me hallet ti, o Mosmirënjohës?!…
Mosmirënjohja është Art!…
Ti je Artist, jo hallexhi!…
Mosmirënjohja është Arti i së Keqes, pak a shumë si Arti i rjetës së Merimangës Vejusha e Zezë, është Art me zanafillën te Ferri, te Satanai…
Mosmirënjohja është Kurth Artistik, ku bien gjithë kundërshtarët e tu, me një fjalë, gjithë njerëzia, se ti nuk bën dallim: Baba a Nënë, Vëlla a Motër, të çdo moshe qofshin!…
Ti nuk di ç’është dallimi gjinor, farefisnor, racial, fetar, klasor, politik, mjafton të ketë sa më shumë njerëz që vuajnë në rjetat e kurthet e tua artistike!…
Ti je Ndëshkuesi!…
Ti lumturohesh nga dhimbjet, vuajtjet dhe hallet që u shkaton të tjerëve, sidomos atyre që të duan më shumë si Nëna jote, si bamirësit e dashamirët e tu!…
Ti ndëshkon Nënën o puthador i Satanait, si mundet të kursesh të tjerët?!…
Thonë se Nëna që të ka lindur, o Mosmirënjohës, është vetë Parajsa!…
Të tjerë thonë se nën këmbët e Nënës është Parajsa!…
Thonë se Nëna është Mbretëresha e Parajsës!…
E ç’të hyn ty në punë Nëna, o Mosmirënjohës?!…
Nëna, derivat i Zotit, kur ti je nënshtetas i Satanit, kur bëmat e tua janë derivate të satanizmit, ç’të duhet Nëna?!…
Rritu pak, qoftë edhe një apo dy vjeç, mjafton të kesh marrë njohuritë e para mbi Botën, dhe terrorizoje Nënën!…
Nënës që të jep qumësht nxirrja qumështin e Nënës nga hundët!…
Aq sa Nëna të mallkojë ditën që ti ke lindur (më saktë natën, se ti nuk mund të lindësh as në Dritën e Ditës, o Mosmirënjohës; Mosmirënjohja, analoge e territ, e terrorit)!…
Mos kij frikë nga Mallkimi i Nënës (lapsus i autorit), se zakonisht Nënat e terrorizuara mallkojnë Ditëlindjen e tyre, nuk mallkojnë Ditën e lindje së Fëmijës, qoftë ai dhe vetë Antikrishti, ai që synon fundin e Botës!…
Kujdes me Babën!…
Baba, po qe babë me bole, nuk të fal; të mallkon edhe vetë Gjenin e jo Natëlindjen, të bën edhe Nënën e Nënës së Nënës!…
Baba nuk të kursen, ta nxin jetën, largoftë të merr edhe jetën!…
Ama, po qe Babë i terrorizuar nga jeta, i tredhur nga hallet, mos e kurse, bëja ti, bëja Nënën e Nënës së Nënës!…
Mosmirënjohës!…
Bëjua Nënën e Nënës së Nënës edhe vëllezërve dhe motrave, sidomos motrave zemërdhembshura!…
Motrat terrorizoji, persekutoji, prostitutëzoji, skllavëroji, mor po dhe zhbëji fare, mohoju ekzistencën!…
Mos i fal as vëllezërit; kush pyet për kushërinjtë e kushërirat, dajat e dajallarët, xhajat e xhaxhallarët, tezet e tezellaret, hallat e hallallaret; pa le për fisin e fisninë, shokët e shoqërinë, miqtë e miqësinë?!…
Të gjithëve, pa dallim, bëjua Nënën e Nënës së Nënës, mor po me libër shtëpie, fisi, komuniteti, kombi e Globi!…
Ti je Njëshi i Satanit e tjetër s’ka!…
Mos kurse askënd për kauzën e Mosmirënjohjes, as gurët e drurët, siç thotë një shprehje popullore!…
Shprehje popullore?!…
E shpikur nga populli?…
E kush është Populli, o Mosmirënjohës?!…
Turmë amorfe, fis, komunitet, bagëti hesapi, grigjë, kope që kanë për bari Njeriun e Zotit, ose një nënshtetas të Satanait!…
Mosmirënjohës, mos e kurse as Popullin, bëja Nënën e Nënës së Nënës, transformoje e shndërroje në sekt satanik, bëhu bari i tij dhe bëje kurban për Mbretin Satan!…
Mosmirënjohës, një paralajmërim!…
Kujdes nga Vëllai me bole!…
Zanafilla vërtet thotë se ti je Kaini i lig, xheloz e ziliqar, dhe Kaini e vrau Abelin, vëllanë e mirë që mbarështonte stanet e deleve, po nga Antikiteti i Adamit e Evës, Abelit e Kainit, fëmijëve të tyre, e deri sot në Botën Moderne kanë rrjedhur shumë ujëra e përrenjtë janë bërë lumenj e lumenjtë dete e detet oqeane, pra, kanë ndryshuar shumë gjëra, aq shumë sa Abelit të urtë i ka ardhur në majë të hundës Kaini me satanizmat e veta dhe bam ia jep truri një moment dhe i bën Nënën e Nënës së Nënës Kainit dhe vetë Satanit!…
Pra, Mosmirënjohësi Kain, kujdes me vëlla Abelin me bole!…
Ndoshta i ka ngjarë Babës me bole dhe ai dhe të bën edhe vetë Gjenin!…
Edhe një paralajmërim tjetër, Mosmirënjohës!…
Thamë se kanë ndryshuar shumë gjëra që nga Zanafilla e Adamit e Evës, shumë, shumë, shumë!…
Thuhet se ndonjë nga motrat nuk e ka fort qejf atë zogun mes këmbëve dhe na ëndërroka të ketë bole!…
Nuk e beson dot?!…
Më dëgjo mua, Mosmirënjohës!…
Thuhet se ndonjë nga ato motrat, sipas një legjende, ka arritur të kapërcejë ylberin dhe çuditërisht është errur me zog e është gdhirë me bole!…
Nuk e beson dot?!…
Po mos e beso, po bëj pak kujdes!…
Tregohu pak i zgjuar!…
Tregohu pak i vëmendshëm!…
Tregohu pak vigjilent!…
Se ka shumë motra që në njëmijë e një forma rropaten ta kapërcejnë ylberin!…
Kujdes Mosmirënjohës, se ty të thotë mendja ta mashtrosh e ta integrosh si prostitutë në Europë, pa e ditur se jot motër ka kapërcyer ylberin!…
Kujdes, o Mosmirënjohës, se një motër me bole ta bën Nënën e Nënës së Nënës!…
Një motër e tillë nuk është dosido, i ka ngjarë nga pak grave më të fuqishme të Botës Antike e Moderne, si Amazonat Luftëtare, Neferiti Egjyptiane, Boudica Britanike, Zhan D’Ark Franceze, apo shqiptaret si Mbretëresha Teuta, Nora Kelmendi a Shote Galica!…
Një motër e tillë nuk të fal, Mosmirënjohës, as ty e as Satanin tënd!…
Momirënjohës, kujdes, motra me bole ta bën jo vetëm Nënën e Nënës së Nënës dhe Gjenin, po të zhbën aq sa të mos të të dihet as nami e nishani yt e i Mosmirënjohjes tënde satanike!…
Mosmirënjohës, si konkluzion, bëj çfarë ta ka qejfi me njerëzit dhe kafshët, me gurët dhe drurët, me çdo gjallesë e material inert, bëju gjithçka të keqe që ka në Tokë e nën Tokë, qoftë dhe në Qiell, po ama kujdes nga baballarët, vëllezërit e motrat me bole!…
Kujdes aty ku Çeçua ka biçak!…
Kujdes nga Çeçot baballarë e vëllezër!…
Thuhet se ndonjë Motër i ngjan Çeços!…
Dhe populli e quan Motër-Çeço me bole e biçak!…
Kujdes edhe nga Motra-Çeço, Mosmirënjohës!…
Të pret në qafë me biçak ajo, njëlloj si Babai e Vëllai!…
Nuk të kursen, qofsh ti Kryministër dhe Ministër, Deputet dhe Bashkiak, qofsh edhe Gjeneral!…
Qofsh edhe Gjenerali më zullumqar që ia shkul zemrën Nënës!…
Ndërkohë që luan me zemrën e Nënës, kujdes nga biçaku i Motrës!…
Kujdes, Gjeneral Mosmirënjohës, kujdes, biçaku të pret e të çon në atë jetë, matanë vdekjes, si lëndë e parë e Ferrit!…
Kujdes, Mosmirënjohës, kujdes!…
Dr. Shefki Hysa