1. Sekretarja model është e bukur, inteligjente, sportive dhe mbi të gjitha e re në moshë (Pra, është Full Option).
2. Sa më e bukur Sekretarja, aq më popullor Shefi (Mundësisht të jetë Miss Albania).
3. Sa më inteligjente Sekretarja, aq më i Sukseshëm Shefi (Mundësisht të jetë e talentuar në të gjitha fushat).
4. Sa më e re Sekretarja, aq më e gjatë karriera e Shefit (Mundësisht të gëzojë sekretin e Rinisë së Përjetshme).
5. Sekretarja sportive është shoferja e Shefit (Nuk e ka marrë më kot patentën).
6. Sekretarja sportive është dhe bodyguard e Shefit (Nuk e ka ndjekur më kot kursin e karratesë).
7. Sekretarja model është gjithmonë e re në moshë, është dhe mbetet 22 vjeç (Nuk shkon më kot në palestër dhe në sallonet e bukurisë.
8. Sekretarja është nëna e babai, motra e vëllai i Shefit.
9. Sekretarja është e dashura dhe gruaja, vajza dhe djali i Shefit (Cilit Shef i duhen gruaja e moshuar dhe një tufë fëmijësh në publik)?!…
10. Sekretarja është gjithçka që kërkojnë mendja dhe zemra e Shefit.
11. Sekretarja është pasqyra dhe pronarja e Shefit.
12. Sekretarja është Shefi, dora vetë.
Kini parasysh:
Mos guxoni ta paragjykoni a kundërshtoni kurrë këtë Kod, nëse nuk doni të vriteni me Shefin, domethënë me Sekretaren!…
Dr. Shefki Hysa
Shkrimtar