Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP), Organizatë Ndërkombëtare Lobimi ka vite që punon për imazhin e mirë të vendeve në zhvillim, për Paqe e Prosperitet, në bazë të parimeve të Demokracisë Amerikane dhe Parimeve të Deklaratës së Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Për punën e madhe që bën DMPP në shërbim të Paqes Sociale Globale, është vlerësuar maksimalisht nga shumë institucione shtetërore botërore, me të cilat ka dhe marrëveshje bashkëpunimi, është nderuar me shumë tituj e çmime nga partnerët globalë që punojnë për Paqe dhe puna e saj është pasqyruar me intensitet nga shtypi dhe mediat më prestigjioze në Shqipëri, Ballkan dhe në Botë.
Pra, puna e DMPP është pasqyruar me respekt falë gazetarisë profesioniste. Dihet se kudo në Botë ka një Kod Etik e Moral detyrues, që dallon profesionistët nga pseudogazetarët shantazhues e shpifës që keqpërdoren për lloj-lloj interesash si antentatorë ndaj së vërtetës. Këta pseudogazetarë, ndonjëherë, duke u fshehur pas anonimatit, janë munduar ta dëmtojnë imazhin e punës së DMPP, megjithëse ka rreth dhjetë vjet që vepron në Shqipëri dhe në Kosovë dhe i kemi të puplikuara në internet si adresën, numrat e telefonave dhe gjithë veprimtaritë për Paqe e Prospeitet sipas standarteve më të mira Kombëtare e Ndërkombëtare.
Nëse do të donte të sillej si profesionist për respekt të vetes dhe të Kodit të Gazetarisë, ndonjë anonim, njëlloj siç bëjnë dhe gazetarët e nderuar të emisionit investigativ “Stop”, fjala vjen, në kronikat që i paraqesin opinionit publik, cilido anonim mund të gjente adresën e DMPP, mund të gjente dhe kohë e të paraqitej në zyrat e DMPP për të marrë çdo të dhënë që dëshironte dhe jo të sajonte e shpifte sipas nxitjeve të ca Palaçove të Paqes, duke u fshehur pas anonimatit, me synimin për t’u shërbyer qarqeve antishqiptare e antiamerikane, duke sajuar se çdo gjë që vjen nga Amerika është e pavlefshme, etj, etj.
Megjithatë DMPP për hir të Paqes, për të cilën Misionarët e Paqes sakrifikojnë kudo në Botë nën frymëzimin e Liderve Globalë të Paqes Moderne: Mahatma Gandi, Martin Luter King, Nelson Mandela, Shenjtorja nënë Tereza, nuk i është kundërvënë askujt.
Le t’i japim opinionit publik një paraqitje të shkurtër për DMPP si një nga institucionet më prestigjioze për Paqe e Prosperitet në Glob:
Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP) është person juridik i regjistruar sipas gjithë legjislacionit shqiptar në Shqipëri, e regjistruar në SHBA, sipas legjislacionit amerikan, e regjistruar në OKB, në NATO, etj, sipas legjislacionit botëror dhe gëzon të gjitha të drejtat njerëzore e juridike dhe të Drejtën e Zotit për të vepruar në gjithë Botën si mision lobues për Paqe dhe Prosperitet në vazhdën e projekteve të ish-Presidentit Amerikan Dwight D. Eisenhower, çlirimtar i Botës nga Hitleri dhe Duçja italian(!) dhe ish-Ambasadorit Amerikan Richard Holbrooke, performues i Ballkanit të Sotëm të çliruar nga ish-Jugosllavia.
DMPP ka partnerë shumë nga institucionet qeveritare e publike, politike e diplomatike shqiptare, amerikane, europiane, etj., institucione të edukimit e arsimit, të pushtetit federal, shtetëror e lokal, të administratës publike e të shoqërisë civile të SHBA e të shumë vendeve të tjera të botës së qytetëruar.
DMPP është partner serioz i vlerësuar kombëtarisht e ndërkombëtarisht nga partnerë, personalitete e individë misionarë paqeje e prosperiteti kudo në botë.
DMPP, në bazë të parimeve të Deklaratës për të Drejtat e Njeriut, parime mbi të cilat funksionon dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara, parime që burojnë nga e Drejta e Zotit, punon dhe lobon për imazhin e mirë të vendeve në zhvillim në raport me vendet e qytetëruara.
Media italjane që ka aluduar në lidhje me DMPP, aludim ku referohet ndonjë anonim shpifës, tashme është çështje e gjykatës ndërkombëtare ku po gjykohet aktualisht dhe patjetër që do të paguajë dëmshpërblim për shpifjet. Madje avokatët tanë kërkojnë dhe penalizime të tjera.
Diplomatic Mission Peace and Prosperity nuk ka asnjë penalizim ligjor nga ndonjë shtet ku vepron, as ajo e as drejtuesit e saj.
Nuk ka njeri në Botë që mund të thotë me fakte, jo me llafe, që ka paguar vlera marramendëse që përmend ndonjë anonim.
Patjetër që DMPP merr donacione për projektet e veta për Paqe dhe Prosperitet, në bazë të ligjeve në fuqi të shtetit shqiptar dhe ligjeve ndërkombetare dhe patjetër që ajo i pasqyron ato në bilancet e saj më se të rregullta mujore e vjetore.
DMPP vlerëson me çertifikatë si Misionar Paqeje çdo personalitet (qoftë edhe pas vdekjes) që sakrifikon diçka nga vetja në të mirë të komunitetit ku jeton për bamirësi, filantropi, etj. Një vlerësim i tillë si Misionar Paqeje, ekskluziv i DMPP në gjithë Globin, propozohet nga bashkëpunëtorë të organizatës ose nga anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme dhe duhet votuar nga 77 përfaqësus të vendeve anëtare për të marrë një vlerësim apo çertifikatë nderi dhe miratuesit kryesorë janë të paktën pesë organizata botërore analoge. Çertifikatat tona ekskluzive janë për Titullin Misionar Paqeje për personalitete me kontribute të mëdha në komunitetet e tyre, për ata individë që kanë sakrifikuar për komunitetin dhe që nxiten të bëjnë punë dhe më të bukura në të ardhmen edhe më shumë për të kultivuar paqen në Ballkanin e trazuar dhe në vendet në zhvillim.
Ky mision është nismë e Ambasadorit të Artë Amerikan Richard Holbrooke në Ballkan dhe më pas ka vazhduar rrugtimin e tij nëpër botë, duke vepruar në bashkëpunim me shumë personalite dhe institucione paqebërëse si mision partner i shumë organizmave për Paqe e Prosperitet në botë që punojnë në bazë të parimeve UN, NATO, USA, etj., veçanërisht në bazë të parimeve të demokracisë amerikane.
DMPP vazhdon të punojë për paqen botërore jo vetëm në Ballkan, po në rreth 77 vende të Globit, duke qenë partner i Academy Universal Global Peace (AUGP), i United Nations University for Global Peace (UNUGP) nën drejtimin e liderit për paqen botërore mbi 40 vjet, e Dr. Madhu Krishan dhe të shumë liderve të tjerë të religjioneve, diplomacisë dhe shoqërisë civile.
DMPP gëzon të drejtën ligjore e morale për të vazhduar punën e madhe në shërbim të Paqes Sociale Globale të buldozerit të Diplomacisë Botërore dhe performuesit të Ballkanit të sotëm, Ambasadorit të Artë Amerikan Richard Holbrooke.
Vetëm mediat antishqiptare e antiamerikane me pseudogazetarë, mund të shpifin e ta sulmojnë një mision të tillë që punon në shërbim të Paqes Globale.
Përse ju, anonimë, nuk u interesuat, fjala vjen, për bustet e Richard Hobrooke, të Hillary Clinton, të Anton Çetës, etj, që ne kemi vendosur në Kosovë e në Shqipëri? Përse merreni me shpifjet e shpifësve akoma? Përse nuk vini, fjala vjen, në zyrat tona, në Tiranë, e ta monitoroni punën tonë nga afër dhe të nxirrni konkluzione për projektet e DMPP për Paqen Botërore?
Fjala vjen, tani jemi duke punuar me statujën e ish-presidentit Amerikan Dwight D. Eisenhower, të Bill Clinton etj., personalitete botërore që kanë kontribuar veçanërisht për kombin shqiptar. Po ju, anonimë, këtyre nuk besoj se u dini as emrat dhe jo të jeni mirënjohës ndaj tyre siç është Misioni Ynë.
DMPP ka vlerësuar me titullin e lartë të Misionarit të Paqes personalitete të politikës e diplomacisë, të artit e kulturës, të shoqërisë civile e të besimeve fetare, të gjallë apo pas vdekjes, si: Heroi Adem Jashari, Anton Çeta, Agim Shahini, Asllan Mazreku, Bilal Xhaferri, Bafjtar Zeqaj, Dylber Neziri, Gjenerali Dedë Prenga, Baba Edmond Brahimaj, Kardinali Ernest Simoni Troshani, Kryepeshkopi George Frendo, Haxhi Jusufi, Krenar Lasko, Koçi Tahiri, Ismet Ferizaj, Liri Berisha, Leonard Beqiri, Liljana Ramasaço, Luftar Paja, Piktori Ibrahim Kodra, Idriz Balani, Makbule Çeço, Muhamet Malo, Minella Kureta, Namik Dokle, Nazmi Çela, Nexhip Onjea, Ndue Doda, Petro Koçi, Ramush Haradinaj, Sokol Haliti, Skënder Doda, Xhavit Sahiti, Zenepe Luka, Zenel Çeliku, poetët e pushkatuar Vilson Blloshmi e Genc Leka, dëshmorët e Luftës Antifashiste Hasan Bajraktari e Mehmet Bajraktari e sa e sa peronalitete të tjera të Shqipërisë, Kosovës, Ballkanit e të Botës
Ju lutemi, pasi t’i shikoni këta emra, na thoni se cili prej tyre nuk e meriton vlerësimin siç pretendon ndonjë anonim me tendenca antishqiptare e antiamerikane?
DMPP këtyre personaliteteve dhe shumë të tjerëve u ka dhënë çertifikata imazhi per vlerat e të qenit “Misionar Paqeje” dhe “Ambasador Paqeje” të Misionit tonë në shërbim të Paqes Sociale Globale.
Të gjithë janë personalitete me kontribute të shquara në fushta përkatëse, janë vlera të kombit shqiptar. Shikojini dhe mos abuzoni më, ju o anonimë. Turp me abuzime antishqiptare e antiamerikane!…
DMPP paguan rregullisht taksat dhe bën bilancet vjetore sipas legjslacionit fiskal shqiptar dhe atij amerikan dhe këto bilance janë të depozituara dhe në institucionet kombëtare e ndërkombëtare ku DMPP është e regjistruar.
Si vallë nuk arriti shteti shqiptar, apo strukturat shetërore të vendeve të tjera, me të cilat DMPP bashkëpunon të zbulonin se gjoja ajo ishte organizatë “problematike”, sipas shprehjes së parapëlqyer të ndonjë pseudogazetari letranxirës?!…
Po pse këto sulme atëherë?…
Përgjigja jonë: Ndoshta për hir të faktit se Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP) është një e vërtetë e madhe shqiptaro-amerikane; është tashmë pasuri shqiptare, ballkanike dhe botërore. Dhe palaçot antishqiptarë e antiamerikanë xhelozohen, bëhen ziliqarë e nuk e durojnë dot gjithë këtë aktivitet humanitar me vlera botërore. Nuk e durojnë dot faktin se DMPP ka ka krijuar mundësi që “Misionarët e Paqes” nga Shqipëria, Kosova, Ballkani e shumë vende europiane të ulen në tryezat e Paqes Botërore, krahas liderve më të mirë të Paqes Botërore, aty ku ballafaqohen vlerat më të arrira në shërbim të Paqes Sociale Globale.
A e dini se DMPP ka vlerësimet maksimale nga strukturat e shtetit shqiptar dhe nga ato ndërkombëtare?
Janë në internet të gjitha vlerërimet e punës së saj. Veçanërisht ju, anonimë, lexojini dhe nxirrni vetë konkluzione nëse dini anglisht, gjuha e amerikanëve që në më shumë se dy shekuj janë bërë “engjëjt mbrojtës” të integritetit tokësor dhe të pavarësisë së Shqipërisë, të cilët ndihmuan për çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb dhe pavarësimin e saj. Shikojini mirë dhe do kuptoni se një pjesëz e demokracisë amerikane është dhe DMPP. Ia rekomandojmë sidomos ndonjë nga letërnxirësve të mirëpaguar për të shpifur nga kushedi se kush luftënxitës antishqiptar e antiamerikan.
Po si e marrin kurajën e shpifin këta farë anonimësh mund të thotë dikush?
Mendojmë se e marrin kurajën të abuzojnë ndoshta me mendimin se “E mo, Mision Paqeje janë, nuk kanë se ç’të na bëjnë, po shpif e shpif se diçka do mbetet dhe paqja e tyre patjetër do penalizohet”…
Po ne, përkundrazi, u themi: DMPP është një masë floriri dhe sado pluhur të mundohet t’i hedhë dikush përsipër, floriri mbete flori dhe pluhurin e merr era e kohërave.
DMPP beson te vlerat humane të misionarëve të paqes që e ndjekin në veprimtaritë e saj, beson te vlerat humane e paqedashëse të Popullit Shiqptar, një popull në shërbim të të vërtetave të Njerëzimit dhe të Zotit. DMPP dhe misionarët e paqes janë vlera të padiskutueshme njerëzore dhe hyjnore në shërbim të Paqes Sociale Globale.
Dr. Shefki Hysa
Guvernator i Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP)