Kodi i Dembelit
1. Puna është lodhje.
2. Lind i lodhur dhe jetohet për të pushuar.
3. Duaje shtratin si veten.
4. Pusho ditën për të fjetur natën.
5. Nëse sheh dikë që po pushon, ndihmoje.
6. Mos e bëj sot punën që mund të bësh nesër.
7. Në jetë duhet të bësh pak dhe atë pak jepja të ta bëjnë të tjerët.
8. Kur të vjen dëshira për të punuar, shtrihu dhe prit të të kalojë.
9. Nga pushimi i tepërt nuk ka vdekur njeri.
10. Nëse puna është shëndet, atëhere rroftë sëmundja.
Shënim:
Për të shmangur lodhjen e tepërt, këshillohet të lexohet ngadalë, ose më mirë të ta lexojnë të tjerët!
Ky është varianti i shkurtuar për dembelët 24 karatë, dembelët safi…
Për dembelët që ende nuk u është sosur durimi ndaj punës, pra për ata me karaditet të ulët, kemi edhe variantin e dytë me rregulla e më të detajuaja e më të plota.
Rregullat e Dembelit
1. Ç’mund të bësh sot, mos e lër për nesër, lëre për pasnesër, ndoshta zgjidhet vetë problemi.
2. Gjëja që nuk zgjidhet vetë për 30 ditësh, nuk ia vlen të merresh me të.
3. Nuk duhet të kesh frikë nga puna, duhet të ruhesh nga ajo.
4. Nuk duhet të dëshirosh vdekjen e shefit, por të veprosh në atë mënyrë që ai vetë ta dojë.
5. Puna është burim shëndeti, prandaj le të punojnë të sëmurët.
6. Puna e bëri majmunin njeri, por dhe pushimi s’ka vrarë njeri.
7. Dembelizmi është shëndet i pastër.
8. Nëse kolegu yt punon, ky nuk është motiv që të bësh të njëjtën gjë.
9. Vendi i punës nuk është kafene që të rrish gjithë ditën atje.
10. Është e vërtetë që puna e fisnikëron njeriun, por shoqëria jonë nuk ka nevojë për aristokratë.
11. Kush nuk punon nuk gabon dhe kush nuk gabon meriton të ngrihet në detyrë.
12. Ç’do njeri duhet të ketë një aktivitet, por kjo s’duhet të degjenerojë në punë.
13. Dembelë, mos kini frikë se pushimi i tepërt ju shndërron në majmunë.
14. Shkenca ia fut kot se nuk ekziston ende asnjë fakt i tillë.
15. Nëse do të ishte e vërtetë, më mirë majmun se njeri.
16. Majmuni nuk punon, e ushqejnë të tjerët.
17. Punofshin njerëzit që të jetojnë majmunët!…