Edhe hajdutët kanë kodin e vet.
Ata përdorin simbole dhe i shënojnë jashtë mureve të shtëpive tona si shenja orientuese për shokët e tyre.
Shenjat tregojnë nëse prona ia vlen apo jo që të grabitet.
E po nuk duhet t’i shkojë askujt mundi kot, aq më tepër hajdutëve!…
Ja simbolet e përdorura:
1. Simboli që i ngjan një libri të hapur do të thotë se shtëpia është e pambrojtur dhe brenda saj ndodhet një femër.
2. Simboli X tregon se shtëpia është një objektiv i mirë për t’u grabitur.
3. Simboli që i ngjan një rrethi të plotë do të thotë se shtëpia nuk ia vlen për t’u grabitur, sepse nuk ka asnjë send me vlerë. Shtëpi Dembeli hesapi…
4. Simboli që u ngjan pesë harqeve në formën e një ylli, tregon se shtëpia është shumë e pasur, o burra, duhet grabitur sa më parë!…
5. Simboli D tregon se prona është tepër e rrezikshme për t’u grabitur.
E kush e ka qejf burgun, pavarësisht se disa mburren me të duke e krahasuar me universitetin?!… Disa hapen bythësh e thonë se burgu për burra është…
(Fatkeqët, nuk i lë hunda të pyesin ata që kanë hyrë burra në burg e kanë dalë gra…)
Kini parasysh:
Këto shenja shënohen me shkumës jashtë murit të shtëpive, prandaj mos u ngatërroni me shenjat e lloj-llojshme të të rebeluarve nga jeta!…
Përjashtim:
Nuk vidhet kurrë shtëpia e një Politikani, Deputet a Ministër qoftë!…
(Kryeministri as që mund të mendohet, zakonisht është vetë Ali Baba, Kryehajduti. A mund ta vjedhin hajdutët, Shefin e vet?!…)
Ky përjashtim është pjesë integrale e këtij Kodi…
Mos e harroni kurrë!…